Site icon Telegrafi

Dua Lipa duket shkëlqyese dhe provokuese në fustan të shkurtër alumini, ndërsa interpreton ‘live’ këngën e saj të re

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Don’t start now”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, dhe tashmë ka filluar të renditet lart në top-listat ndërkombëtare.

Kjo këngë shënon rikthimin e saj pas një periudhe gati 11 muajshe në aspektin e prurjeve të reja, gjersa është njashtu ndër këngët e para të albumit të saj më të ri që do të lansohet së shpejti.

https://www.youtube.com/watch?v=Upmas1mf2WM

Ndonëse ka vetëm pak kohë që e ka lansuar këngën e re, Dua ka ngjallur shumë interes edhe në media dhe emisione televizive për të promovuar projektin e saj të ri.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar nga BBC1 në Londër, për të interpretuar ‘live’ këngën “Don’t start now”, e cila edhe pse ende pa kaluar 24 orë nga publikimi, ka grumbulluar miliona shikime në YouTube.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur me një fustan të shkurtë ngjyrë alumini dhe plot shkëlqim, Lipa është dukur tejet atraktive teksa ka performuar para publiku ‘live’ këngën e saj të re.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare ka ndarë mendjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga pjesëmarrja e mbrëmshme në emision, ku ndër të tjerash ka treguar edhe dukjen e saj tërheqëse në këtë spektakël.

“Don’t start now” përndryshe është promovuar gjatë ditës së shtunë edhe nga disa prej platformave të mëdha të muzikës, në “billboard”-et e madha të New Yorkut. /Telegrafi/

Foto: Dukagjn Lipa/Instagram
Exit mobile version