Telegrafi

Dua Lipa duket serioze në stil, ndërsa fotografohet gjatë mbërritjes në aeroport

Ajo u sul në skenë me një performancë të lezetshme përpara se të merrte çmimin për “Albumin më të mirë Pop” të dielën në mbrëmje e “Grammy Awards”.

Dhe Dua Lipa gozhdoi elegancë androgjene kur u pa e veshur me një xhaketë të gjerë dhe xhinse të gjera ndërsa mbërriti në aeroportin LAX në Los Angeles për të kapur një fluturim me ekipin e saj, të enjten.

Ylli i muzikës pop, 25 vjeçe, tregoi elegancën e saj e veshur me një sako të hapur, e cila la gjysmën e poshtme të hapur për të shfaqur një nuancë të barkut të saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Levitating” shëtiti nëpër aeroport me një palë çizme të zeza të markës “Dr Martin” dhe mbante sendet e saj në një çantë të zezë.

Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur një unazë të artë dhe zgjatime të zinj të thonjve të saj.

Ylli mbrojti sytë e saj me një palë syze të zeza dhe mbuloi gojën me një maskë kirurgjikale për fytyrën.

Të martën Dua e quajti të dashurin e saj si “djalin e saj engjëll”, pasi ai organizoi një festë befasi për të festuar fitoren e saj në “Grammy Awards”.

Artistja me prejardhje shqiptare ishte e nominuar gjithsej për gjashtë çmime në “Grammy Awards 2021”, ndërsa arriti të fitojë vetëm një prej tyre.

Duke marrë çmimin e saj në skenë, Dua u shpreh: “Oh Zoti im. Uau, faleminderit shumë. Kjo është çmenduri”.

“Future Nostalgia [i referohet albumit] do të thotë bota absolute për mua dhe ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra”, tha ajo.

“Dhe unë jam shumë mirënjohëse dhe e nderuar sepse lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë dhe kemi nevojë në jetën tonë”, theksoi Lipa. /Telegrafi/