Site icon Telegrafi

Dua Lipa duket sensacionale dhe me shumë stil teksa shijon mbrëmjet në Miami pak ditë para fillimit të turneut “Future Nostalgia”

Ajo është e njohur për hitet e saj të muzikës pop dhe zgjedhjet e guximshme të modës.

Dhe, as këtë herë nuk ishte habi që Dua Lipa mori vëmendje kur u pas teksa mbërriti për darkë në Miami të shtunën mbrëma (5 shkurt).

Këngëtarja, 26 vjeçe, u pa me një stil të veçantë të veshjes, dukej sensacionale me pjesën e sipërme shumëngjyrëshe, të cilën e përshtati me një palë xhinse ombre me ngjyrë të bardhë dhe blu.

Foto: MEGA

Pamjen e saj me shumë shije, Dau e plotësoi me një pallto lëkure të gjatë, blu të çelët që e la të mbështjellë rreth bërrylave.

Ajo i mbante gjërat e saj në një çantë dore të kuqe, ndërsa në qafë vendosi aksesorë me një gjerdan të trashë fluturash.

Duke lënë veshjen e saj të flasë, Dua mbathi këpucë të thjeshta, duke zgjedhur një palë taka klasike të zeza me majë, shkruan DailyMail.

Foto: MEGA

Nata relaksuese e yllit do të jetë e fundit për një kohë të gjatë, pasi ajo fillon turneun e saj botëror në Miami më 9 shkurt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ajo do të bëjë turne në të gjithë globin deri në fillim të korrikut, kur do të marrë disa javë pushim.

Foto: CBS

Javën e kaluar, Dua foli për turneun në emisionin ‘The Late Show’ me Stephen Colbert ku ndër tjera diskutoi për zgjedhjet kreative pas tij.

Dua zbuloi se turneu do të ishte ‘masivisht  ndryshe’ nga ai që ata kishin planifikuar fillimisht dy vjet më parë dhe do të quhet turneu “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

Exit mobile version