Telegrafi

Dua Lipa duket më se e dashuruar në krahët e të dashurit të ri, Romain Gavras

Dua Lipa dukej më e dashuruar se kurrë teksa u shoqërua me të dashurin e ri Romain Gavras në Hotel du Cap-Eden-Roc gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të dielën.

Këngëtarja 27 vjeçe, u pa duke u mbështjellë në krahët e të dashurit të saj të ri, ndërsa çifti ecte nëpër hotelin e tyre, shkruan DailyMail.

Ajo ishte e gjitha e buzëqeshur teksa foli me regjisorin, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës, në një ballkon, pasi konfirmuan lidhjen e tyre në muajin mars.

Çifti që deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin të mbështjellë nën krahët e njëri-tjetrit.

Këngëtarja e hitit “New Rules” kishte veshur një palë xhinse xhins të kaltra dhe sipër tyre një bluzë të zezë.

Dua i kishte lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, dhe mbante gjërat e saj esenciale në një çantë të vogël elegante mbi supe.

Ndërkohë Romain ishte veshur me një këmishë të kaltër gjysmë të zbërthyer të cilën e kombinoi me një palë pantallona të shkurtra.

Kjo ndodh pasi dyshja morën vëmendjen e mediave duke bërë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private.

Në muajin mars, burimet pranë tyre pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, Anwar Hadid në vitin 2021.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj”.

“Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha burimi pranë çiftit. /Telegrafi/