Telegrafi

Dua Lipa duket më se e dashuruar në krahët e të dashurit të ri, ndërsa fotografohen duke shkuar në teatër

Këngëtarja Dua Lipa, 28 vjeçare, dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner dukeshin shumë të dashuruar kur u panë duke shijuar mbrëmjen së bashku Teatrin “Noel Coward” në Londër të premten.

Çifti vetëm muajin e kaluar në Hollywood e konfirmuan romancën e tyre, por këtë javë, zogjtë e dashuruar shënuan një moment të madh në marrëdhënien e tyre, pasi ai e prezantoi Duan me nënën e tij, shkruan DailyMail.

Për natën e tyre të takimit, Dua ishte veshur shumë bukur me një pallto të stilit ‘trench’ në ngjyrë të kaltër të errët dhe një këmishë të bardhë të shkrurtër, të cilën e la të hapur pak, duke zbuluar reçieptat e saj të zeza.

Duke mbajtur pamjen e saj të rregullt, këngëtarja kombinoi veshjen e saj me një palë xhinse të errëta blu me prerje dhe një palë balerina të zeza.

Ndërsa Callum dukej shumë i pashëm me një xhaketë prej lëkure të kaftë dhe me flokët e tij të zeza.

Ai tregoi ndjenjën e tij të modës trendi duke kombinuar pamjen e tij të veshur me xhinse të lira dhe atlete të bardha.

Çifti arritën një moment të ri romantik pasi Callum prezantoi Duan me nënën e tij së fundmi. Aktori i “Masters of the Air” i dha nënës së tij një puthje në faqe ndërsa treshja bisedonin dhe qeshnin së bashku.

Callum më parë ka zbuluar në një intervistë se ishte nëna e tij që i dha atij dashurinë për filma dhe e frymëzoi të bëhej aktor.

Ai tregoi se trashëgoi talentin e tij natyral nga prindi i tij i shkëlqyer dhe i vetëm, që ishte “nëna më strikte në bllokun e tyre të banimit”, në një lagje periferike të Londrës. /Telegrafi/