Ajo ka qenë duke shijuar jetën në Shtetet e Bashkuara që kur u zhvendos në Kaliforni për të qenë më afër të dashurit të saj, Anwar Hadid.
Dhe Dua Lipa dukej e pabesueshme me një fustan mini shumëngjyrësh ndërsa realizoi disa ‘selfie’ në shtëpi në Los Angeles të enjten.
Krijuesja e hitit “New Rules”, 25 vjeçare, u ul në gjunjë para kamerës duke marrë një pozë të veçantë, shkruan DailyMail.
Dua dukej shik në veshjen e çuditshme, teksa shfaqte sandalet e saj ngjyrë kafe.
Bukuroshja theksoi tiparet e saj të bukurisë, ndërsa pozoi pa makijazh dhe me flokët e lagura pasi kishte bërë dush.
Lipa shkroi në mbishkrimin e fotografive të cilat i publikoi në Instagram: “Niveli i entuziazmit në mes të javës”.
Dua është zhvendosur në Kaliforni me të dashurin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid.
“The Sun” raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” ka ndërruar shtet për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë mes Britanisë dhe Amerikës për shkak të pandemisë coronavirus.
Është pohuar se artistja e lindur në Londër është zhvendosur në një pronë të bollshme në Beverly Hills pranë familjes së Anwarit, pavarësisht nga fakti se rrethi i saj i ngushtë janë të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/