Dua Lipa promovoi publikimin e albumit të saj të tretë, të titulluar “Radical Optimism”, duke mbajtur një koncert në Times Square në New York të dielën.
Këngëtarja 28-vjeçare u mbështet nga disa muzikantë, teksa luante këngë nga albumi i saj i publikuar së fundmi për fansat e saj adhurues.
Krijuesja e hiteve, e cila shërbeu si prezantuese dhe e ftuar muzikore e një episodi të ri të “Saturday Night Live”, veshi një fustan të prerë dhe pjesërisht të tejdukshëm gjatë kohës së saj në skenë.
Dua Lipa e mbajti veten ngrohtë në motin e ftohtë të pranverës, ndërsa kishte veshur një pallto me model, teksa performonte për fansat e saj.
Me flokët e lyer me ngjyrë të kuqe, Dua dukej një superyll i vërtetë.
Albumi i tretë i fitueses së çmimit “Grammy” bëri debutimin e tij zyrtar të premten e kaluar. /Telegrafi/