Telegrafi

Dua Lipa duket elegante me një pallto të zezë ndërsa ecë dorë për dore me të dashurin në Paris

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner u panë dorë për dore në një stacion treni në Paris të martën, ndërsa përgatiteshin të niseshin për në Londër.

Këngëtarja e famshme e hitit “Houdini”, 28 vjeçe, u mbështoll me një pallto të ngjyrës së zezë, së bashku me xhinse dhe atlete, shkruan DailyMail.

Dua, e cila është duke dalë me Callumij që nga fillimi i janarit, kishte vendosur për aksesorë një palë syze dielli dhe një shall të zi.

Ndërkohë, Callum, 34 vjeç, kishte gjithashtu një pamje të këndshme, i veshur me një këmishë të zezë polo dhe një xhaketë lëkure ngjyrë kafe.

Nëna e saj Anesa, 51 vjeç dhe babai Dukagjin, 55 vjeç, i bashkohen asaj dhe të dashurit të saj Callum në pushimet romantike në Francë këtë javë.

Dua dhe Callum janë lidhur që nga janari kur këngëtarja e hitit “IDGAF” u pa duke e mbështetur atë në pas-ndejën e premierës së serialit të tij më të fundit.

Në një intervistë për Rolling Stone ajo tha: “Njohja, mendoj përgjithësisht, është pak e ndërlikuar. Është zakonisht përmes miqve të miqve ose njerëzve që beson ku mund të takosh njerëz të rinj, sepse [dating] nuk është vërtet kaq e drejtpërdrejtë kur je, mendoj, një person publik”.

Dua, emri i së cilës do të thotë ‘dashuri’ në shqip, është në fillimet e marrëdhënies me Turner ndërsa të dy vazhdojnë të njihen me njëri-tjetrin.

Në fillim të janarit, marrëdhënia e tyre u konfirmua kur u panë duke kërcyer ngadalë së bashku pasi dolën në një mbrëmje takimi.

Çifti, të cilët kalojnë shumë kohë së bashku, shpesh shihen në ngjarje pas ceremonive të çmimeve apo pas-ndejave të eventeve të ndryshme në Hollywood.

Në shkurt, ata morën pjesë së bashku në pas-ndejën e “Grammy Awards 2024”. Më pas, ata u fotografuan në një përqafim romantik më herët këtë muaj ndërsa udhëtonin për në një pas-ndejë të ceremonisë “Brit Awards”, në Londër. /Telegrafi/