Telegrafi

Dua Lipa duket e mahnitshme në ngjyrën portokalli, ndërsa tregon barkun e tonifikuar

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar në kontinentin amerikan këto ditë.

Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale – gjersa aktualisht numërohet si shqiptarja më e ndjekur në botë në rrjetet sociale si: Facebook, Instagram dhe TikTok.

Dua ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, të realizuara natën e mbrëmshme.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo është dukur mjaft atraktive e veshur me një kostum ngjyrë portokalli të hapur te pjesa e dekoltesë.

Lexo po ashtu Albumi i Dua Lipës është i pari nga një femër në këtë dekadë, që kaloi mbi gjashtë muaj qëndrimi në top 10 të albumeve më të dëgjuara

Duke e lënë pjesën e barkut tërësisht të lirshme, Lipa theksoi muskujt e tonifikuar të barkut, ndërsa me modesti mbuloi gjoksin e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Nata e mbrëmshme”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografi, duke e shoqëruar përshkrimin me disa emoji në forme shqiponje me duar.

Dua Lipa përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”, i cili theu një tjetër rekord gjatë këtyre ditëve.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Albumi i dytë i artistes shqiptare është i pari i vetmi që ka arritur të qëndrojë në top 10 të 200 albumeve më të dëgjuara të Billboard, për plot gjashtë muaj rresht. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)