Telegrafi

Dua Lipa duket e mahnitshme në fustan sateni, teksa publikoi fotografi përpara shfaqjes në Bogota

Ajo aktualisht është në turne të albumit të saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa tregoi figurën e saj të mahnitshme të dielën në një sërë fotografish që ka shpërndarë nga koha e saj në Kolumbi.

Këngëtarja, 27-vjeçare, ka veshur një fustan të gjatë të mëndafshtë ngjyrë kafe, teksa mori poza të ndryshme përpara se të dilte në skenë në kryeqytetin e vendit, Bogota.

Foto: Screenshot/Instagram

Fustani përmbante disa detaje të mahnitshme, një pjesë të lidhur në qafë dhe me dekolte të hapur në pjesën e gjoksit.

Bukuroshja shqiptare zgjodhi një palë taka me stil teksa shikonte joshëse para kamerës.

Lexo po ashtu Mblodhi mbi 100 mijë njerëz në koncertin në Argjentinë, Dua Lipa: E pabesueshme, pesë vite më parë ishin vetëm 1500

E njëjta kishte një grim të shkëlqyeshëm dhe kishte lënë të lëshuara flokët e gjata.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Levitating” dukej se po kalonte një kohë të mirë në vend dhe në një rast po firmoste autografe dhe shijonte kokteje.

“Jemi gati Bogota. E lumtur që jam këtu me ju. Shihemi sonte”, tha ajo.


Performanca e Duas në Bogota vjen pas koncerteve në Brazil dhe Argjentinë. /Telegrafi/