Këngëtarja Dua Lipa po bën hapa përpara në botën e modës, pasi është bërë muza e fundit e Donatella Versace.
Dhe 26-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u fotografua me një veshje ngjyrë rozë, teksa mbërriti të enjten në Chiltern Firehouse në Londër, shkruan DailyMail.
Artistja e hitit “New Rules” tregoi figurën e saj trupore me një fustan të hapur dhe taka ngjyrë rozë, të kombinuar me një xhaketë të po së njëjtës ngjyrë, përfshirë ngjyrat: vjollcë dhe bezhë.
Për aksesorë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova zgjodhi çantë të vogël rozë dhe disa unaza në gishtat e saj.
Flokët e saj të zeza ishin lënë të lirshme të binin rreth shpatullave të saj dhe ajo kishte kombinuar një makijazh të bukur në po të njëjtat ngjyra, duke zgjedhur një rimel rozë dhe një shkëlqyes buzësh.
Në fillim të kësaj jave, Dua shfaqi mesin e saj të tonifikuar me një bluzë prej lëkure në ngjyrë portokalli neoni dhe pantallona me shirita ngjyrë blu.
Interpretuesja e hiteve i realizoi fotografitë në një dysheme me pllaka bardh e zi – dhe i ndau ato me me mbi 74 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Dua është muza më e fundit e Donatellës, pasi kompania “Versace” e ka bërë atë fytyrën e koleksionit të tyre aktual, i cili vlerësohet se i ka sjell fitime Duas mbi një milion dollar.
Në shtator, Dua edhe u paraqit në Javën e Modës në Milano, përkatësisht në pasarelën e kësaj marke. /Telegrafi/