Site icon Telegrafi

Dua Lipa duket e dashuruar, teksa fshihet pas të dashurit Callum Turner dhe me ëmbëlsi vendos duart në xhepat e tij gjatë një takimi

Dua Lipa dukej e dashuruar teksa u fsheh pas të dashurit të saj Callum Turner gjatë një shëtitje në New York të premten.

Këngëtarja, 28 vjeçe, dhe aktori, 34 vjeç, filluan të takoheshin në janar pas ndarjes së saj në vitin 2023 nga regjisori francez Romain Gavras, 42 vjeç.

Duke dalë për darkë në Via Carota, ajo vendosi ëmbëlsisht duart në xhepat e tij, ndërsa të dy qeshën, shkruan DailyMail.

Dua kishte veshur një bluzë të verdhë të ndezur me disa zemra të kuqe, xhinse gri dhe një xhaketë lëkure për mbrëmjen e takimit.

Ndërkohë, Callum zgjodhi një xhaketë në ngjyrë vishnje, të cilën e kombinoi me xhinse dhe atlete të bardha.

Dua dhe Callum kanë qenë të lidhur që nga janari, kur këngëtarja u pa duke e mbështetur atë në premierën për serialin e tij të fundit.

Në një intervistë me Rolling Stone, ajo tha: “Lidhja, mendoj në përgjithësi, është pak konfuze. /Telegrafi/

Exit mobile version