Dua Lipa kishte një veshje të lezetshme kur u largua nga Chiltern Firehouse pas një nate argëtuese të hënën.
Këngëtarja 27 vjeçe, ishte veshur me një bluzë të frymëzuar nga filmi origjinal “The Addams Family”, shkruan DailyMail.
Ajo e kombinoi atë me një palë xhinse të gjera të zbehura dhe një xhaketë sportive të masës ‘oversize’, duke e kompletuar pamjen e saj me një palë çizme të trasha të markës “Dr Marten”.
Flokët e saj të zeza ishin lënë në valë të lirshme me shkëlqim dhe ajo dukej e përsosur ndërsa përgatitej të shkonte në shtëpi.
Dua e përfundoi turneun e saj botëror në fund të nëntorit pas 10 muajsh dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar pas një udhëtimi në New York City.
Madje, ajo mori si dhuratë një tortë nga skuadra e saj, e cila ishte me tre nivele dhe mbi të ishte shkruar “Mirupafshim Future Nostalgia”.
Torta blu, e cila ishte zbukuruar me qershi sipër, ishte një surprizë nga miqtë e ngushtë Giuliano Calza dhe Yigit Turhan.
“Uau miqtë e mi më të mirë me të vërtetë më bëjnë të qaj kështu”, shkroi super ylli në mbishkrimin e fotografisë së tortës.
Për natën e fundit të turneut të saj, Dua performoi në Shqipëri në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Tani ajo është kthyer në Londër, ku ka nisur të incizojë për albumin e saj të tretë. /Telegrafi/