Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rrëmbyer edhe njëherë vëmendjen me dukjen e saj atraktive rrugëve të Londrës.
Këngëtarja 24 vjeçe, ekspozoi linjat e saj atraktive, veshur me një xhup ngjyrë rozë, ndërsa po hynte në studiot e BBC Radio, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur një palë xhinse të thella që i jepnin një pamje edhe më tërheqëse, ndërsa e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.
Duke i dhënë ansamblit të saj një ngjyrosje të shtuar, Dua aksesoi dukjen e saj me një kuletë të gjelbër, ndërsa përshëndeti fansat e saj jashtë studios, tek hyrja.
Duke tërhequr vëmendjen e mëtejshme për tiparet e saj dalluese, këngëtarja nga Kosova, e kompletoi dukjen e saj me syzet e diellit, që bënin të dukej edhe më joshëse.
Me një shpirt të ëmbël dhe të dashur nga të gjithë, Dua i trajtoi mirë fansat që e prisnin jashtë, duke bërë “selfie” me ta dhe duke iu dhuruar autografe, ndërsa përgatitej për intervistën e saj të fundit.
Ndërsa ishte në gatishmëri për të promovuar këngën e saj të re “Don’t start now”, Lipa nuk nguroi të flasë edhe për efektin negativ që kanë rrjetet sociale.
“Ndjehem sikur është diçka që duhet të bëjmë të gjithë, ne duhet të inkurajojmë mirësinë dhe të mbrojmë fansat tanë dhe të mbrohemi – thjesht të jemi më të mirë ndaj njëri-tjetrit. Ndjehem sikur të gjithë do të kishim një përvojë shumë më të mirë në mediat sociale nëse do të ishte kështu”, ka thënë Dua.
“Ju nuk mund ta ndryshoni mendjen e të gjithëve për këtë dhe disa njerëz e përdorin atë si një formë lirimi, në çfarëdo mënyre që mund të jetë – ndonjëherë në kurriz të të tjerëve. Shpresojmë se mund ta provojmë ta bëjmë atë shumë më të sigurt për të gjithë”, ka treguar më tej këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/