Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Mes shumë mesazheve anti-racizëm që ajo po ndan me ndjekësit e saj, Dua herë pas here po publikon edhe imazhe nga përditshmëria.
Ajo u komentua së fundmi nga mediat për ndryshimin e ri në pamje, pasi vendosi t’i ngjyrosë flokët e saj në ngjyrat kuq e zi.
Ky ndryshim i saj është pritur mirë nga fansat, teksa edhe në fotografitë e fundit të publikuara në InstaStory, 24-vjeçarja ka vënë në dukje ngjyrën e re të flokëve të saj.
Për rastësi, këto ngjyra përkojnë edhe me prejardhjen etnike të këngëtares, përkatësisht ngjyrat e flamurit kombëtar.
Në një tjetër fotografi të ndarë me ndjekësit e saj, Lipa shfaqej në krahët e të dashurit të saj, Anwar Hadid, me të cilin është bashkë prej më shumë se një viti.
Për sa i përket muzikës, Dua po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”, i cili ka arritur një numër të madh shitjes në mbarë botën. /Telegrafi/