Ajo njihet për veshjet e saj elegante dhe të guximshme.
Dhe Dua Lipa sigurisht që nuk zhgënjeu fansat kur shfaqi figurën e saj të pabesueshme të trupit në postimin e saj të fundit në Instagram të shtunën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 26-vjeçare provokoi me dekoltenë e saj me një palë reçipeta të zeza me detaje prej diamanti, të cilën e kombinoi me një fund të ngjashëm bashkuar me një fund me material të ngjashëm.
Mbi pjesën e sipërme ajo kishte veshur një triko me mëngë të gjata që kombinohej me fundin, e cila ishte e prerë për t’i lejuar asaj të vinte në pah barkun e tonifikuar.
Ajo e kompletoi veshjen me fundin e saj të gjatë dhe të ngushtë, i cili lejonte që të theksohej silueta e saj e trupit.
Për aksesorë Dua zgjodhi një çantë lëkure, ndërsa e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme të zeza.
Këngëtarja me rrënjë shqiptare e përfundoi pamjen e saj me një palë vathë me dizajn fluture, teksa kishte vendosur në fytyrën e saj një rimel të argjendtë.
Dua etiketoi klubin e famshëm “A Man To Pet” në Londër – i cili është një klub ku meshkujt e veshur si femra bëjnë striptiz.
Këto imazhe vijnë vetëm një ditë pasi interpretuesja e hitit “IDGAF” postoi një sërë fotografish të nxehta në rrjetet sociale, ku shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një minifund rozë.
Veshjen e saj rozë ajo e kombinoi me një palë taka rozë të hapura të cilat ishin zbukuruar me diamant të rremë.
Ylli u mbajt ngrohtë me një xhaketë rozë teksa pozonte në një stol.
Ajo kishte aksesorë një palë syze rozë, të cilat përputheshin në mënyrë të përkryer me veshjen e saj të ndritshme.
Dua përndryshe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në vendlindjen e saj, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/