Site icon Telegrafi

Dua Lipa dukej atraktive krah Anwar Hadid teksa ishin së bashku në darkë për 25 vjetorin e martesës së prindërve të saj

Ajo ka qenë e pandashme nga vëllai i Gigi dhe Bella Hadid që kur filluan një romancë verën e kaluar.

Dhe Dua Lipa vërtetoi se marrëdhënia e saj me Anwar Hadid po vazhdon të jetë e fortë pasi ata mbajtën duart ndërsa lanë darkën e 25-vjetorit të martesës së prindërve të saj në Ivy Asia St Paul’s në lindje të Londrës të martën në mbrëmje.

Artistja që po kryeson tabelën e ‘Billboard’, 24-vjeçe, mori gjithë vëmendjen teksa kishte të veshur një palë pantallona të kuq të lëkurës shoqëruar me një bluzë të zezë, e cila ngacmoi me një pamje të barkut të saj të tonifikuar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News)

Krijuesja e hitit “One Kiss” mahniti me dukjen derisa mbi supe mbante një xhaketë Balenciaga që kushton afro 4500 euro.

Ajo po ashtu mbante një palë take të zeza nga Bottega Veneta, me vlerë mbi 1000 euro.

Anwar, 20-vjeç, ndërkohë, zgjodhi një bluzë të zezë me grafika dhe pantallona të gjerë gri.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News)

Herët në këtë ditë, mbretëresha e muzikës pop mori rrjetin social, Instagram, për të uruar prindërit për përvjetorin e 25-të të martesës.

Lexo po ashtu Dua Lipa ua uron 25 vjetorin e martesës prindërve me një fotografi të veçantë të tyre

Në një fotografi të vjetër të çiftit, ajo shkroi: “Sot është përvjetori i 25-të i martesës së prindërve, dashurinë më të fuqishme që njoh”.

 

Dua dhe Anwar kanë kaluar të shumtën e kohës së bashku në Londër, Los Angeles dhe New York, madje në këtë të fundit u raportua se kanë blerë një apartment së bashku. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News)
Exit mobile version