Telegrafi

Dua Lipa me duet super të veçantë me legjendën Andrea Bocelli, publikohet një pjesë e këngës

Legjenda e muzikës italiane, Andrea Bocelli, është një prej emrave më të pëlqyer të muzikës në Itali, dhe jo vetëm.

Ai së shpejti do të sjellë në treg albumin e tij më të ri, pjesë e së cilit do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

“If Only” titullohet bashkëpunimi i tyre, që njëherësh është kënga e katër e albumit të këngëtarit, që do të mbajë titullin “Si”.

Dua Lipa dhe Andrea Bocelli me duet tejet të veçantë (Foto: Aaron Davidson/Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Ky bashkëpunim mes dyshes është përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, e ndërsa është publikuar një pjesë e këngës gjatë regjistrimit.

Lexo po ashtu Gjendet 'sozia' e Dua Lipës në Tiranë, Hilda Kërtalli - adoleshentja që ngjason shumë me artisten shqiptare

Kënga do të jetë baladë klasike, dhe do të këndohet në anglisht nga Dua, e një pjesë në italisht nga Andrea.

“If Only” do të jetë një këngë e cila do të përmbajë vlera artistike, pasi Bocelli njihet si një prej muzikantëve me zërin më të veçantë në shtetin italian.

Ndërkohë, 23-vjeçarja nga Kosova, vetëm pak ditë më parë ka sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me grupin Black Pink, këngën e titulluar “Kiss and make up”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)