Këngëtarja Dua Lipa është shquar gjithmonë për stilin e saj, si në këndim ashtu edhe në parqitje skenike.
Ajo numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, gjersa mjaft shpesh është aktive me fotografi dhe video, me anë të cilave i mban mjaft të informuar fansat për më të rejat e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet pak më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Dua kishte veshur një fustan të zi, mjaft të hapur tek pjesa e gjoksit dhe te këmbët.
Ndonëse është cilësuar gjithnjë për eleganën dhe butësinë, me këtë veshje Dua dukej shumë provokuese dhe sensuale.