Site icon Telegrafi

Dua Lipa dhe G4shi luten për shqiptarët

Media të shumta botërore kanë raportuar sot për tërmetet që goditën shtetin shqiptar dhe për këtë nuk kanë munguar as reagimet e personalitetve të njohura.

Për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke thënë se është e shkatërruar pas këtyre lajmeve.

“E shkatërruar nga këto lajme të tmerrshme, zemra dhe lutjet e mija janë me popullin shqiptar. Ua dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështira”, ka shkruar Dua përkrah një fotografie të flmaurit kombëtar.

Dua Lipa flet për tërmetet në Shqipëri (Foto: Instagram)

Nga ana tjetër, edhe reperi me origjinë shqiptare, G4shi, ka bërë një status në Twitter e të cilin më pas e ka ripostuar në Instagram, ku shkruan se po lutet për Shqipërinë.

Lexo po ashtu Edhe Mozzik solidarizohet me tërmetet në Shqipëri, kërkon donacione

“Lutjet e mija shkojnë për popullin tim në Shqipëri. Ende i shokuar nga ky lajm i tmerrshëm”, ka shkruar mes të tjerash reperi.

G4shi lutet për Shqipërinë (Foto: Instagram)

Aktualisht në Shqipëri, forcat emergjente janë duke u përpjekur për të nxjerrë njerëz nga rrënojat dhe deri tani raportohet për nëntë viktima dhe rreth 600 të plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version