Site icon Telegrafi

Dua Lipa dhe i dashuri i saj shijojnë një darkë familjare në Londër, pak pas shpalljes së datave të turneut

Të premten, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurin e saj të ri, Callum Turner, dhe familjen në Londër, pas shpalljes së datave të turneut të saj të ardhshëm botëror.

Ylli i pop-it, 29 vjeçe, është në një lidhje me aktorin Callum, 34 vjeç, që nga qershori dhe u duk në humor të mirë ndërsa shiheshin duke u kapur dorë për dorë në Hammersmith.

Këngëtarja e hitit “Dance the Night” kishte veshur një xhup të kuq të rehatshëm dhe pantallona të zeza ndërsa ajo dhe Callum shkonin së bashku në një restorant, shkruan DailyMail.

Nga ana tjetër, Callum mbante veshur një xhaketë të errët dhe një palë xhinse të gjera të hapura.

Çifti kaloi një mbrëmje të qetë me anëtarë të familjes së Duas, duke shijuar një darkë të thjeshtë në kryeqytetin britanik. Ata qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin nëpër qytet, ku kaluan katër orë në restorant para se të shkonin në Chiltern Firehouse.

Pas dy orëve në këtë vend të njohur të frekuentuar nga të famshmit, grupi e përfundoi mbrëmjen dhe u kthye në shtëpi rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Në një moment, vëllai i Duas, Gjin, 18 vjeç, u pa së bashku me babain e tyre, Dukagjinin, dhe të dy kishin veshje të thjeshta.

Gjin kishte zgjedhur një kostum sportiv të kombinuar me një varëse, ndërsa babai i tij kishte veshur një xhaketë të gjelbër të errët, të hapur për të zbuluar një veshje të zezë poshtë saj.

Mbrëmja dukej se po kalonte mjaft mirë, teksa Callum u pa duke biseduar me një anëtar tjetër të familjes së Duas.

Kjo mbrëmje familjare vjen vetëm disa javë pasi këngëtarja fituese e çmimit ‘Grammy’ festoi vitin e fundit të të 20-ave me një postim të guximshëm në Instagram.

Ajo ndau me ndjekësit e saj disa fotografi në InstaStory nga momentet e veçanta të festimeve.

Dua dhe Callum për herë të parë ndezën thashethemet për një romancë në janar të këtij viti, kur të dy morën pjesë në një after-party të “Masters Of The Air” në Londër.

Të premten, ylli me origjinë nga Kosova njoftoi se do të nisë një turne botëror të madh, i cili do të zgjatë gjatë shumicës së vitit 2025.

Ndërsa karriera e saj vazhdon të rritet, turneu i saj i fundit vjen pas performancës së saj të shumëpritur në skenën ‘Pyramid’ në ‘Glastonbury 2024’ këtë verë.

Pas një performance mbresëlënëse të premten mbrëma, BBC e lavdëroi performancën e saj duke thënë: “Dua realizoi çdo element me saktësinë e dikujt që ka përgatitur për këtë moment për vite të tëra”.

Pas shfaqjes së saj elektrizuese në ‘Glastonbury’, ajo shiti menjëherë biletat për dy netë radhazi në stadiumin ikonë “Wembley” në Londër, të cilat do të mbahen në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version