Telegrafi

Dua Lipa dhe i dashuri i saj me pushime në Spanjë

Foto: Dua Lipa/Instagram

Pas një vale koncertesh, këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka gjetur më në fund pak kohë për pushim.

Së fundmi, ajo bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew, janë nisur së bashku për në fshatin turistik Sant Josep de sa Talaia, në Ibiza të Spanjës.

Lexo po ashtu Dua Lipa arrin 19 milionë ndjekës në Instagram, i falënderon fansat me një fotografi në të brendshme

Ka qenë Dua ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet pranë të dashurit në pushime.

Ajo duket mjaft atraktive në bikini, teksa vë në pah linjat e saj trupore.

Ndërkohë, përqafimet dhe buzëqeshja pranë Carew tregon se dyshja janë vërtet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, duke iu uruar çiftit një pushim të këndshëm.

Projekti i fundit muzikor i Duas mbetet kënga “Electricity”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.

Së fundmi këngëtarja shqiptare arriti edhe një tjetër sukses, duke u bërë shqiptarja e parë që ndiqet nga më shumë se 19 milionë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/