Telegrafi

Dua Lipa dhe i dashuri i saj publikojnë një kolazh fotografish ku shfaqen në çaste intime me njëri-tjetrin

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.

Afro 18 milionë është numri i fansave që e ndjekin atë në rrjetin social Instagram, në të cilin Dua publikon fotografi çdo ditë.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen në koncertin e "Jaguarit" në Amsterdam

Së fundmi, këngëtarja shqiptare është gjendur në Berlin, për të punuar rreth projekteve të saj të radhës.

Në çdo udhëtim, Dua shoqërohet nga i dashuri i saj, Isaac Carew, me të cilin është në lidhje tash e sa kohë.

Çifti ruajnë një harmoni shumë të mirë me njëri-tjetrit, dhe këtë e tregojnë edhe në imazhet që ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Shtatori i rikthen në kujtimet e shkollës: Rrëfimet ekskluzive të të famshmëve shqiptarë që ishin në një klasë

Së fundmi, ka qenë Isaac, ai i cili ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram një kolazh fotografish, ku shfaqet në çaste intime me të dashurën e tij shqiptare.

Madje, në një prej imazheve, këngëtarja 23-vjeçare shfaqet teka ia kap të pasmet të dashurit, ndërsa ai është i zhveshur.

Fotografia në fjalë ka pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Telegrafi)