Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner dukeshin shumë të këndshëm, gjatë një shëtitjeje të përditshme në SoHo të New Yorkut të shtunën.
Ikona e popit, 28 vjeçe, dhe aktori britanik, 34 vjeç, dukeshin me humor të mirë teksa ishin gati për një shëtitje me diell në qytet.
Dua veshi një xhaketë mushamaje të zezë dhe xhinse e këpucë po ashtu të zeza.
Superylli shqiptar stiloi flokët e saj në ngjyrë vishnje, duke i kapur gjysmën e flokëve të saj lart.
Callum dukej po aq elegant me një xhaketë lëkure të kuqe vere me xhinse të zeza, ndërsa mbante një çantë të gjelbër.
Dua shfaqi dashurinë e saj për aktorin teksa dukej se kishte një fotografi të ëmbël të tyre së bashku ë ekranin e telefonit të saj. /Telegrafi/