Ata kanë filluar të takohen që nga qershori i vitit të kaluar.
Kështu që Dua Lipa e kishte përkrah saj të dashurin Anwar Hadid, gjersa ishin së bashku në para-ndejën e “Grammy Awards” të organizuar nga producenti amerikan, Clive Davis.
Këngëtarja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj model, 20-vjeç, u koordinuan në ansamble të bardha dhe pantallona më elegant.
Dua zgjodhi një xhaketë lëkure mbi një palë pantallonash të bardha.
Bukuroshja britanike përfundoi pamjen e saj me çizme të zeza mbi gju dhe aksesorë shumëngjyrësh.
Këngëtarja e “Future Nostalgia” tërhoqi flokët mbrapa më lartë, dhe e mbajti grimin e saj të thjeshtë me buzëkuq ngjyrë kafe.
I dashuri Anwar, me të cilin filloi të takohej verën e kaluar, dukej si një nxënës i një shkolle private që e lë mësimin për një ditë.
Vëllai i modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadidi, kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një palë pantallonash ngjyrë gri.
Paraqitjet e tyre publike janë të shumta, ndërsa sharmi nuk i mungon asnjëherë çiftit me famë botërore. /Telegrafi/