Telegrafi

Dua Lipa dhe i dashuri, çifti i ri më atraktiv (Foto)

Dekadat e fundit, gjithmonë ka pasur çifte të përsosura që dominonin botën e muzikës.

Vite më parë, lajm bënte lidhja e Britney Spearsit dhe Justin Timberlaket ose romanca e Justin Bieber dhe Selena Gomez.

Tashmë kemi një çift të ri që do të pushtojë ballinat e mediave rozë të botës, shkruan gazeta “Vogue”, ku kjo e fundit i ka zgjedhur edhe si çiftin e ri me stilin më të mirë.

Artikulli i revistës Vogue

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe i dashuri Paul Klein, të cilët ka muaj që kanë filluar romancën e tyre.

Me flokët e tyre të gjatë, të ndritshëm dhe veshjet e koordinuara me kujdes, duket se po i lënë çiftet e tjera nën hije.

Kujtojmë se Klein, që po ashtu merret me muzikë, është anëtar i grupit amerikan Lany ndërsa këngëtarja shqiptare po korr suksese të njëpasnjëshme.

Kohët e fundit 22-vjeçarja mori një pllakë të artë me rastin së shirjes së milionave disqeve të albumit debutues.

Dua Lipa theksojmë se është duke punuar në projekte të reja muzikore pas suksesit me “New Rules“, i cili deri më tani është shikuar mbi 792 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/