Dua Lipa tashmë ka arritur në vendlindje dhe kësaj here ishte i shoqëruar nga i dashuri i ri, Anwar Hadid.
Këngëtarja shqiptare ka mbërri gjatë pasdites së djeshme në Prishtinë, ku do të jetë vetëm si mysafire e “Sunny Hill Festival”.
Zeshkania po argëtohet në maksimum me të dashurin, vëllanë e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid.
Dyshja mbrëmjen e kaluar kanë dalë të shëtisin rrugëve të kryeqytetin tonë dhe kanë vizituar obeliskun e pavarësisë, Newborn.
Lipa shihet teksa ka hipur së bashku me Anwarin mbi shkronjat e vendosura para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Kujtojmë se 23-vjeçarja ka zgjedhur që të këtë vit të mos të paraqitet në skenë duke zgjedhur që të jetë vetëm si mysafire dhe do ta përcjell si fanse koncertet e kolegëve.
Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë. /Telegrafi/