Telegrafi

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shkëmbejnë një puthje pasionante në AMA

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit prej se e filluan romancën e tyre në verën e këtij viti.

Ndërsa çifti dukej shumë i lumtur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e American Music Awards në Microsoft Theatre të Los Angelesit të dielën mbrëma.

Këngëtarja 24 vjeçare dhe modeli 20 vjeçar nuk i kanë hequr duart nga njëri-tjetri në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve muzikore.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, ata janë kujdesur që të tërheqin fokusin e fotoaparateve duke shkëmbyer një puthje pasionante.

Autorja e hitit “Hotter Than Hell” ka tërhequr vëmendjen edhe me fustanin ngjyrë rozë që e kishte zgjedhur për këtë ngjarje të përvitshme muzikore. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)