Telegrafi

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shijojnë një ditë në New York, ndërsa shfaqen me plot stil dhe me masa mbrojtëse

Ajo udhëtoi për në Amerikë në fillim të korrikut, pasi kaloi katër muaj e izoluar me të dashurin e saj amerikan, Anwar Hadid, në Londër.

Dhe Dua Lipa u pa duke kaluar një kohë të madhe në New York të hënën, kur ajo dhe partneri i saj, 21 vjeçar lanë vendbanimin e tyre për një ditë jashtë në metropolin e ‘zhurmshëm’.

Këngëtarja e “New Rules”, 24-vjeçare, dukej në formë të mirë, teksa doli jashtë në një bluzë të zezë, të cilën e bashkoi me xhinse që përputheshin dhe një pale atlete të zeza.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News.com)

Bukuroshja britanike e kompletoi dukjen e saj me një palë syze dhe me një maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Çantën e saj e mbante modeli i njohur, i cili për shëtitje zgjodhi një xhaketë ngjyrë hiri e po ashtu kishte vënë maskë të bardhë si shenjë mbrojtjeje.

Lexo po ashtu Dua Lipa thotë se ka qenë e frikësuar ta lansojë albumin “Future Nostalgia” gjatë pandemisë coronavirus

Pasi kaluan katër muaj në Londër, çifti i ri u mirëprit përsëri nga nëna e Anwar, Yolanda Hadid me një postim të përzemërt të postuar në Instagram.

Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin, çifti duhej të karantinoheshin në Karaibe pasi Dua nuk është një qytetare amerikane.

Dua Lipa (Foto: Splash News.com)

Pavarësisht kësaj, Lipa gjatë një interviste për The Sunday Project kishte treguar se ndihej e shqetësuar për suksesin e albumit, edhe pse “Future Nostalgia” arriti të bëhet albumi i këtij viti. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Instagram)