Telegrafi

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shihen të dashuruar gjatë një darke me miq në Los Angeles

Dua Lipa dhe Anwar Hadid Foto: Daily Mail

Ata filluan romancën në qershor të vitit 2019, ndërsa që atëherë mbajnë të azhurnuar fansat në rrjete sociale.

Dita e djeshme ishte e veçantë për Dua Lipën dhe Anwar Hadid, pasi ishte Dita e të Dashuruarve, teksa edhe u panë duke u puthur, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë ksaj, 25-vjeçarja është fotografuar sot (e hënë) së bashku me Anwar, në një darkë në Los Angeles.

Çifti nuk ishin të vetëm, pasi ishin të ulur në një tavolinë, kurse afër tyre ishin edhe disa miq.

Që të dy ishin kombinuar në veshje, pasi më shumë tek dyshja dominonte ngjyra e zezë.

Dua përndryshe dhuroi edhe disa puthje drejt të dashurit, derisa po shijonin kohën duke darkuar. /Telegrafi/