Site icon Telegrafi

Dua Lipa dhe Anwar Hadid lundrojnë mbi dallgë, nuk mungojnë as puthjet mes tyre

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e 25-të.

Pas kësaj, duket se ajo ka vendosur të shijoj kohë të lirë në një vend bregdetar, së bashku me të dashurin Anëar Hadid, shkruan Daily Mail.

Dyshja janë parë në Malibu, gjatë ditës së djeshme (e diel), teksa lundronin mbi dallgë, e që mes tyre nuk mungonin as puthjet.

Gjatë kësaj kohë ata janë shfaqur të buzëqeshur, teksa nën shoqërinë e tyre ishte edhe një personazh që ka luajtur në filmin “Hannah Montana”.

Me një veshje të zezë, Duas i janë theksuar linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Përkundër aftësive të këngëtares shqiptare, Anwar është parë të bëjë sërf me shpejtësi, duke ndjekur dallgët e detit.

Po ashtu ata janë parë të pushojnë nga aktiviteti që po e ushtronin, teksa as kësaj radhe nuk i kishin kursyer përqafimet.

Sidoqoftë, sipas The Sun, Dua Lipa tashmë është zhvendosur në një shtëpi në Beverly Hills, për të pasur më afër të dashurin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version