Telegrafi

Dua Lipa dëshiron një rol në serialin “American Horror Story”

Nëse jeni adhurues i Dua Lipës dhe serialit “American Horror Story”, kjo është për ju.

Superylli i muzikës pop së fundmi nga shtëpia e saj iu përgjigj disa pyetjeve në ‘Ask Chat’ të IHeartRadio, ku ajo zbuloi se do të pëlqente absolutisht një rol në serialin e popullarizuar- AHS.

“Unë me të vërtetë do të doja të isha pjesë e American Horror Story sepse gjithmonë i kam dashur personazhet dhe atë serial dhe se si ata arrijnë të luajnë aq role të ndryshme brenda çdo sezoni”.

Dua Lipa (Foto: YouTube)

Por edhe nëse këngëtarja e “Physical” nuk fiton asnjë rol në AHS, diçka na thotë se do të jetë mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Lipa javë më parë publikoi albumin e saj të sofistikuar “Future Nostalgia” dhe u përgjigj disa pyetjeve të fansave se si ishte gjatë procesit.

“Patjetër që isha shumë më e sigurt duke punuar në këtë album”, ka thënë ajo. “E dija se çfarë pritej nga unë, e dija gjuhën time, e dija se çfarë doja të shkruaja, dhe si doja ta shkruaja atë”.

Ndërsa nëse jeni të interesuar të dini si po kalon Dua në këtë kohë pandemie këngëtarja ëshë përgjigjur, “Falë zotit jemi gjithë familja mirë, këngëtarja tha se tani po gjen mënyra si të qëndrojë në kontakt me fansat e saj”. /Telegrafi/