Gjatë ditës së djeshme (e premte) është raportuar se Dua Lipës i janë ndërprerë xhirimet e klipit për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.
Një shkrim i tillë është publikuar nga gazeta britanike, The Sun, ku janë ofruan pamje nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu thuhej se Policia kishte bastisur vendin, në të cilin gjendej i gjithë ekipi i këngëtares me prejardhje shqiptare.
Dua një lajm të tillë e ka demantuar përmes rrjete sociale, ndërsa nuk e ka përmendur emrin e gazetës, për të mos i bërë publicitet.
“Një gazetë tabloide ne Britani (të cilës nuk dua ti bëjë publicitet falas) mbrëmjen e djeshme ka publikuar një artikull për klipin që u ndërpre për shkak të rregullave antiCOVID”, është shprehur ajo.
Më tutje, Dua vazhdoi: Kjo është plotësisht e pavërtetë. Kjo është një ndër artikujt e pavërtetë që kjo gazetë ka bërë për mua këtë vit”.
Lipa ka bërë të ditur se avokatët e saj kanë dërguar letra kundrejt gazetës, teksa thoshte se është e turpshme se si mediat britanike më shumë luftojnë për shitjen e gazetave se sa për të vërteën që ndodh. /Telegrafi/