Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në botë.
Duke qenë se edhe ajo ishte shpërngulur në Angli shkaku i luftës në Kosovë, këngëtarja shqiptare i ka bërë një dedikim emocional refugjatëve.
Ajo tashmë është angazhuar edhe me UNICEFIN për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve, të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.
“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Liban me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Të gjithë fëmijëve ju nevojitet një vend i rehatshëm për të pushuar, të luajnë. UNICEF po i mban fëmijët të mbrojtur dhe i bën të buzëqeshin. Ne jemi prapa jush”, shkruan mes të tjerash 23 vjeçarja.
Përndryshe, Dua edhe këtë vit do të jetë në festivalin “Sunny Hill”, por vetëm si spektatore pasi nuk do të këndojë ndonjë këngë. /Telegrafi/