Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po korr sukses të madh në tregun muzikor ndërkombëtar.
Ajo përpos projekteve muzikore është bërë figurë e disa magazinave prestigjioze, ku ajo pozon atraktive si përherë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka ndarë një fotografi derisa debuton me stilin e ri të flokëve.
Dua ka vendosur që t’i ketë flokët e shkurta e të bardha, derisa pozonte me një fustan të ngushtë që i theksonte tiparet trupore.
Të gjitha këto përgatitje e ndryshime artistja i ka bërë për revistën “Vogue”, duke zënë vend në kopertinë.
Ndërkohë, sa i përket muzikës së saj, vitin që lamë pas ajo ishte ndër artistet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/