Site icon Telegrafi

Dua Lipa me dashuri: Urime ditën e flamurit Shqipëri

Si sot, 106 vjet më parë Shqipëria e shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Ishte 28 nëntori i vitit 1912 kur në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në shenjë të krijimit të shtetit shqiptar.

E duke nisur nga kjo në Kosovë dhe Shqipëri qytetet janë dekoruar me simbole shqiptare teksa kanë ardhur edhe urimet e para për këtë festë të personaliteteve të njohura.

Dua Lipa në Prishtinë, në festivalin “Sunny Hill”, 10 gusht 2018 (Foto: Telegrafi)

Në mesin e tyre janë edhe yjet shqiptare të botës së muzikës, kinematografisë dhe artit.

Padyshim që këtë ditë të shënuar nuk e ka harruar edhe Dua Lipa, e cila ka përzgjedhur disa imazhe të bukura të mbështjell me flamurin kuqezi.

Lexo po ashtu Yjet shqiptare urojnë festën e 28 Nëntorit

“Urime dita e flamurit. Me shumë dashuri. Urime pavarësinë Shqipëria”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa, teksa në krah të dashurit, Isaac Carew.

Ndryshe, 23-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në albumin e dytë muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version