Telegrafi

Dua Lipa me dashuri të ri, në lidhje me modelin spanjoll (Foto)

Dua Lipa duket se ka nisur një romancë të re.

Këngëtarja nga Prishtina aktualisht po qëndron në Madrid, ku po realizoi një performancë dhe po merr pjesë në disa intervista në media të ndryshme atje, shkruan Telegrafi.

Dhe, Dua është parë në rrugët e kryeqytetit spanjoll krah për krah dhe shumë e afërt me modelin e njohur spanjoll, Davo.

Dua Lipa me të dashurin e ri në Madrid

Fakti se dyshja janë më shumë se miq është tatuazhi i përbashkët që ata kanë në kraharorët e tyre.

Lexo po ashtu Dua Lipa seksi në vaskë (Foto)

“Angel” është tatuazhi që kanë edhe Dua edhe Davo në krahët e tyre dhe afërsia e tyre sipas të gjitha gjasave është më e madhe se sa miqësore.

Më shumë se miq? Dua Lipa dhe Davo shihen me tatuazhin e përbashkët “Angel” në kraharor, i cili dëshmon se ata mund të jenë në romancë. 

Dua Lipa së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj afatgjatë, Chris Isaac, teksa u përfol për një romancë me një nga anëtarët e One Direction.

Bukuroshja sapo përfundoi serinë e koncerteve në Amerikë në kuadë të turneut të saj botëror. /Telegrafi/