Dua Lipa duket se ka nisur një romancë të re.
Këngëtarja nga Prishtina aktualisht po qëndron në Madrid, ku po realizoi një performancë dhe po merr pjesë në disa intervista në media të ndryshme atje, shkruan Telegrafi.
Dhe, Dua është parë në rrugët e kryeqytetit spanjoll krah për krah dhe shumë e afërt me modelin e njohur spanjoll, Davo.
Fakti se dyshja janë më shumë se miq është tatuazhi i përbashkët që ata kanë në kraharorët e tyre.
“Angel” është tatuazhi që kanë edhe Dua edhe Davo në krahët e tyre dhe afërsia e tyre sipas të gjitha gjasave është më e madhe se sa miqësore.
Dua Lipa së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj afatgjatë, Chris Isaac, teksa u përfol për një romancë me një nga anëtarët e One Direction.
Bukuroshja sapo përfundoi serinë e koncerteve në Amerikë në kuadë të turneut të saj botëror. /Telegrafi/