Telegrafi

Dua Lipa bën të komentohet për një imazh të të dashurit të saj me flamurin shqiptar

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditën e djeshme (e mërkurë) festoi ditëlindjen e të dashurit të saj, modelit Anëar Hadid.

Ajo e befasoi partnerin në një mënyrë shumë të veçantë, teksa i kishte organizuar një festë madhështore siç rëndom ndodh në raste të tilla.

Pas përfundimit të kësaj mbrëmjeje, 25 vjeçarja postoi një imazh në InstaStory të Hadid duke fjetur së bashku me qenin e tyre, Dexter.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Vëmendjen e mori përshkrimi interesant që bëri krijuesja e hitit “Levitating”.

Lexo po ashtu "Ndjehem me fat që jam e dashuruar në ty", Dua Lipa uron me fjalë tëmbla të dashurin në ditëlindjen e tij të 22-të

Tek Anwar, ylli nga Kosova vendosi flamurin kuq e zi, duke e bërë të mendoi për shqiptarët edhe kur është në gjumë.

Anëar ndërkohë ka vizituar Kosovën në muajin gusht, në kohën kur vetëm sa kishte filluar lidhjen me artisten Lipa.

Të njëjtit kanë qenë së bashku në festivalin “Sunny Hill”, në të cilin njëherësh organizator është babai i saj, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/