Ka startuar tashmë nata e dytë e festivalit më të madh muzikor në vendin tonë, “Sunny Hill Festival”.
Artistët tanimë kanë nisur performancat e tyre në skenën gjigante të vendosur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.
Pjesë e saj është edhe Dua Lipa, e cila këtë vit po e shijon në maksimum duke qëndruar në lozhën e ftuarve të edicionit të sivjetmë.
Kjo ka bërë që këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare të entuziazmohet tejet mase dhe të shpërndajë imazhe dhe video të njëpasnjëshme në rrjetet sociale.
Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke i bashkuar duart dhe formuar simbolin shqiponjën.
“A jeni gati për natën e dytë. Prishtina të dua”, ka shkruar ndër të tjerash, ku ka marrë mijëra pëlqime prej fansave.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 23-vjeçarja dhe ylli i mbrëmjes së kaluar, Miley Cyrus, kanë shkëmbyer lëvdata ndaj njëri-tjetrit.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/