Këngëtarja Dua Lipa ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të ndryshme muzikore, si dhe koncerte të cilat disa prej tyre janë realizuar edhe me qëllime humanitare.
Në muajin gusht të këtij viti ajo organizoi dy koncerte në Prishtinë dhe Tiranë, të ardhurat e të cilëve shkuan për bamirësi, gjersa babai i këngëtares para pak ditësh potencoi se janë mbledhur mbi 100 mijë euro në këtë koncert.
Ajo tashmë ka krijuar edhe fondacionin e saj “Sunny Hill”, nga e cila ka shkëputur së fundmi plot 15 mijë euro për të rinjtë kosovarë.
Kjo shumë do t’i jepet artistëve të rinj kreativë në Kosovë, gjersa këngëtarja është shprehur se do të zbulojë më shumë detaje rreth këtyre projekteve në vitin 2017. /Telegrafi/