Site icon Telegrafi

Dua Lipa bëhet me flokë ngjyrë rozë, duket atraktive me dukjen e re

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë të karantinës po i kalon me të dashurin e saj, Anwar Hadid, në Londër.

Ata po jetojnë në një shtëpi me qira, pasi treguan se apartamenti i tyre ishte përmbysur nga punimet që kishin bërë fqinjët e tyre, gjatë kohës sa ata ishin me turne në Australi.

Dua ndërkohë gjatë këtyre ditëve është treguar më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u prezantoi fansave dukjen e saj të re, pasi ka lyer një pjesë të flokëve në ngjyrën rozë, duke marrë kështu një pamje edhe më tërheqëse.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo publikoi një një sërë videosh dhe fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar se si po i kalon këto ditë izolimi, në të cilat vendosi edhe të bëjë ndryshimin e saj drastik në pamje.

Lipa ndërkohë ka qenë duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “Future Nostalgia”, gjatë këtyre ditëve.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ky album u ngjit në majkat e top listave britanike, duke e bërë Duan artisten e parë shqiptare në histori, albumi i së cilës arrin të renditet i pari në top listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram
Exit mobile version