Site icon Telegrafi

Dua Lipa bëhet figura e kampanjës vjeshtë/dimër të “Versace”

Dua Lipa Foto: Instagram/dualipa

Sukseset për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur.

Ajo po pëlqehet në masë të madhe për projektet muzikore, duke mos lënë anash edhe miliona klikimet në platforma digjitale.

Popullariteti i saj ka bërë që shumë firma prestigjioze të rrobave ta kenë nderin që ta kenë atë.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Dua ka bërë të ditur se do të jetë figura e “Versace”.

Bukuroshja u shfaq e veshur me plot stil, derisa mori vëmendje të madhe edhe me bukurinë e saj.

“Donatella Versace ti je një legjendë, jam shumë falënderuese për mbështetjen tënde”, ka shkruar Lipa në përshkrim.

Tutje theksojmë se ajo sapo festoi ditëlindjen e të dashurit Anwar Hadid, të cilin e befasoi me dhurata të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version