Site icon Telegrafi

Dua Lipa bëhet ambasadore e brendit ‘Puma’

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në karrierë.

Ajo tashmë ka krijuar projekte të shumta dhe mjaft të suksesshme, ndërsa falë tyre ka arritur të grumbullojë një pasuri të madhe.

Sidoqoftë, 25 vjeçarja së fundmi njoftoi se është bërë ambasadore e top brendit ‘Puma’.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në Instagram, në të cilin shfaqet mjaft atraktive e veshur në ‘Puma’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Shumë e emocionuar të ju njoftoj se jam bashkuar me familjen e Puma, si ambasadore e markës së tyre. Mezi pres që të shihni se çfarë kemi për ju”, ka shkruar ajo.

Dua ndërkohë do jetë pjesë e albumit të ri të Miley Cyrus, “Plastic Hearts”, i cili do lansohet më 27 nëntor.

Artistet e famshme siç kanë paralajmëruar do sjellin një projekt së bashku të titulluar “Prisoner”. /Telegrafi/

Exit mobile version