Telegrafi

Dua Lipa befason fansat: U nënshkruan albumin dhe bën poza me adhuruesit (Foto)

Dua Lipa ditë më parë ka nxjerr në shitje albumin e parë muzikor.

Tashmë albumi i këngëtares po kryeson top listat e Mbretërisë së Bashkuar teksa shihet një numër i madh i fansave që duan të jenë pronar të një disku me këngët e Lipës.

Kjo e fundit e vetëdijshme për këtë fakt ka organizuar një befasi për adhuruesit në kryeqytetin britanik të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ajo personalisht ka dal në një dyqan që ka të drejtën e shitjes së albumit të 21-vjeçares dhe me këtë rast i ka nënshkruar albumet dhe është fotografuar me fansat.

Theksojmë se në album gjendet tashmë hitet e njohur, të tilla, si ‘Hotter Than Hell’, ‘Be The One’ dhe ‘Blow Your Mind (Mwah)’, si dhe këngët e fundit që i solli në bashkëpunim me Miguelin dhe Chris Martinin.

Ndryshe, Dua tashmë do të mbajë një numër të madh të koncerteve anembanë botës me rastin e promovimit të albumit të parë. /Telegrafi/