Superylli shqiptar, Dua Lipa, nuk ndalet së befasuari nga adhuruesit e bashkpuntorët e saj.
Këngëtarja me famë botërore aktualisht po shijon kohën në Hollywood.
Dhe, pikërisht në një ditë të zakonshme ajo është befasuar kur një prej veturave është shfaqur me targa me emrin e saj.
Targat e kostumizuara në formë speciale janë në veturën e bashkpuntorëve të Dua Lipës nga Warner Bros.
Joe Kentish që është pjesë e kompanisë Ëarner Bros. e ka vendosur këtë targë me emrin e Duas dhe këngëtarja nuk ka mundur të mos e falënderojë.
“Nuk mund të besoj se kjo është e vërteët. Kjo natyrisht se do të merrte pesë yje nga unë. Faleminderit për këtë befasi”, u shpreh Dua në Instagram.
Bukuroshja shqiptare aktualisht po qëndron në Kaliforni për disa angazhime që do ta fuqizojnë akoma statusin e saj në tregun amerikan në vitin 2019.
Dua Lipa ka marrë edhe nominim për çmimin Grammy që është arritja më e madhe e mundshme në karrierën e një artisti. /Telegrafi/