Telegrafi

Dua Lipa bashkohet me Donatella Versace për dizajnimin e një koleksioni për femra

Bota e njeh Dua Lipën si një yll i muzikës popi, ajo është bërë gjithashtu një figurë shumë me ndikim në modë, madje ishte edhe bashkë-kryesuese e Met Gala të këtij viti.

Dhe tani 27-vjeçarja po provon dorën e saj në dizajn.

Të enjten (4 maj), Versace njoftoi se Lipa është duke bashkë-dizenjuar një koleksion të lartë veror me Donatella Versace , të titulluar “La Vacanza” (që nga italishtja do të thotë “pushimet”).

Foto: Du Lipa/Instagram

Në një deklaratë, fituesja e “Grammy” tha se ajo dhe Donatella “kanë krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë viteve” dhe se marka e ka mbështetur atë “që nga fillimi i karrierës sime”.

“Lajmi ka dalë! Jemi të entuziazmuar të prezantojmë koleksionin e femrave Versace “La Vacanza”, të cilin e kemi bashkë-dizenjuar. Koleksionin do ta shfaqim të martën më 23 maj në Kanë, Francë. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi krijuar”, thuhej në postimin në Instagram.

Në foton e publikuar Dua dhe Donatella shihen përkrah njëra-tjetrës ndërsa artistja shkëlqen me një fustan me prerje tek shpinë, aksesor dhe flokët e lidhura.

Lexo po ashtu Dua Lipa me stil të veçantë, fotografohet rrugëve të New Yorkut me pantallona me dizajn të ushtrisë

Ndërkohë, autorja e “Levitating” mori vëmendje të madhe me paraqitjen në Met Gala e veshur me një fustan balloje me ngjyrë të bardhë nga “Chanel” dhe dukej si princeshë.

Për të kompletuar dhe më shumë glamurin, Dua vendosi një gjerdan 100 karatësh të “Tiffany & Co”. /Telegrafi/