Telegrafi

Dua Lipa barazon një rekord të vitit 1998 të Edwin McCain

attends the 2018 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 20, 2018 in Las Vegas, Nevada.

Dua Lipa ka qenë këto ditë e përfolur për tradhtinë që i kishte bërë modeli Isaac Carew.

Por, pas këtyre raportimeve ka ardhur edhe një lajm pozitiv për bukuroshen tonë sa i përket rrafshit muzikor.

“New Rules” ka barazuar rekordin e më së shumti javëve të kaluara në krye të listës së pop muzikës së Billboard.

Dua me këtë këngë që është shikuar mbi 1.2 miliard herë në YouTube, ka qëndruar për 41 javë në top listë.

Ajo në këtë formë ka barazuar rekordin e vitit 1998 të Edwin McCain me këngën “I’ll Be”.

Theksojmë se këto matje janë bërë përmes transmetimit të këngëve në 40 radio stacione.

Zeshkania i bashkohet edhe Iggy Azaleas si femrat e vetme që kanë qenë pjesë e top-listës me tri këngë “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. /Telegrafi/