Telegrafi

Dua Lipa artistja e parë femër që performoi në Tomorrowland, përgatitet para Sunny Hill Festival

Dua Lipa po shijon kohën e lirë së fundmi dhe po kalon kohë me motrën e saj në një prej festivaleve më të mëdha në botë, ku ka performuar me superyllin, Martin Garrix. 

Tomorrowland është festivali ku Dua Lipa po qëndron me motrën e saj dhe ku ajo ka performuar.

Dua është artistja e parë femër që performon në festivalin më të madh në botë.

E gjithë kjo vjen para performancës së madhe që Dua do të mbajë më 10 gusht në Prishtinë në festivalin Sunny Hill Festival.

Superylli shqiptar së fundmi ka përfunduar turneun britanik dhe aktivitetet në studio i ka ndalur përkohësisht deri në përfundimin e performancave.

“One Kiss” është hiti i fundit i madh i këngëtares në bashkëpunim me producentin Calvin Harris.

Të gjitha informacionet për festivalin Sunny Hill Festival (10, 11, 12 gusht) ku performon DUA si dhe biletat me çmime promovuese mund t’i gjeni në web faqen zyrtare: SunnyHillFestival.com (Kliko Këtu) /Telegrafi/