Site icon Telegrafi

Dua Lipa, artistja e parë femër në histori që ka tri këngë të dëgjuara mbi 800 milionë herë në Spotify

Dua Lipa (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Duket se sukseset për artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipën, nuk kanë të ndaluar!

Ajo po vazhdon ende të jetë një prej këngëtareve më të pëlqyera dhe të dëgjuara në tregun botëror, falë hiteve që ka sjell viteve të fundit.

Faqja “Music News Facts” e cila merret me faktet më të reja rreth muzikës internacionale, ka publikuar së fundmi një statistikë rreth artistes shqiptare, që i ngrit vlerat edhe më shumë si këngëtare.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Dua është tashmë zyrtarisht femra e parë në histori të muzikës me tri këngë të dëgjuara mbi 800 milionë herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Lexo po ashtu Pas një vit publikimi, albumi i Bebe Rexhës ka arritur të dëgjohet mbi 1.4 miliardë herë në Spotify

Ky fakt patjetër që e ka gëzuar në masë të madhe artisten, e cila nuk ka nguruar që këtë postim ta ndajë me ndjekësit e saj në Twitter dhe Instagram.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Këtë sukses, Dua Lipa e arriti falë tri këngëve të saj shumë të suksesshme dhe të dëgjuara si: “New Rules, “One Kiss” (bashkëpunim me Calvin Harris), dhe “IDGAF”.

Ajo përndryshe këtë vit ka qenë më shumë eangazhuar në kolona zanore, pasi ka kënduar “Swan Song” të filmit “Alita: Battle Angel”, teksa shumë shpejt do të vijë edhe me kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version